Lajmet e fundit

Rice: Putini mendon se ai është ‘Vladimiri i Madh’

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice e ka njohur presidentin rus Vladimir Putin nga afër.

Një gjë që e kujton ajo është se si Putini gjithmonë ‘ka dashur të bisedojë rreth Rusisë, e cila sipas tij ka qenë e udhëhequr nga njerëz të mëdhenj, si Alexander II dhe Pjetri i Madh, shkruan Bloomberg, transmeton Gazeta Blic.

Duke e dëgjuar gjatë gjithë kohës se si flistë për Carat e Rusië, Rice e ka pyetur atë nëse do ti pëlqente ta thërrisinin ‘Vladimiri i Madh’.
“Ai ka vendosur që të hakmirret në atë që e konsideron si tragjedinë më të madhe të shek.20, e cila është rënia e Bashkimit Sovjetik,” tha Rice, e cila ka shërbyer gjatë administratës së Presidentit Bush.

Pavarësisht se ekonomia ruse vuan nga çmimi i ulët i naftës, Rice ka thënë se do të habitej shumë nëse do të shikonte ndonjë ndryshim në qasjen ekonomike, transmeton Gazeta Blic.
Sipas saj, plani për ndërhyrjen në Siri, përpjekja e parë ushtarake e Rusisë jashtë ish-Bashkimit Sovjetik që nga pushtimi i saj të Afganistanit në vitin 1979, nuk përbën ndonjë mister.

“Ai nuk dëshiron çrregullim dhe ai beson se stabilizimi i Assadit do të stabilizonte edhe influencën ruse, por nuk duhet të supozojmë se ai ka të njejtin përkufizim mbi rendin sikurse kemi edhe ne,” tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.