Shoqëria Kulturo-artistike “ISA BOLETINI” në Rogovë, aktivitetin e saj e ka filluar në vitet e ’50. Kurse zyrtarisht emrin e saj e gëzoi në vitin 1972, e cila u pagëzua me emrin e heroit tonë kombëtar. Kjo shoqëri ngërthente në vete grupet folklorike, dramaturgjike, muzikore, rapsodike, dhe në dokë dhe zakone tipike Hasjane. Për kundër kohës dhe presionit shovinist serbo-sllav kjo shoqëri nuk e ndali aktivitetin e saj, me njerëz vullnetmirë, arritën që deri në luftën e fundit mos ta ndalin aktivitetin e tyre në vitini 1999. Pas mbarimit të luftës së fundit ata rifilluan aktivitetin e tyre ku korrën suksese të shumta në arenën kombëtare, dhe ballkanike. Duke qenë fitues të vendit të parë në festivalin “Hasi Jehon” në vitet, 2002, 2003, 2004. Dhe kulminacioni i suksesit të tyre ishte në vitin 2007, ku e përfaqësuan Kosovën, në festivalin ndërkombëtar të folklorit dhe traditës në Turqi.
Aktivitetin e tyre e pezulluan për një vit rresht për nder të vdekjes së duajenit, dhe rapsodit të kësaj shoqërie Sefer Kryeziu, i cili dha kontribut në të gjitha aspektet në ngritjen e kësaj shoqërie.
Kurse këto ditë pas një pauze afër 7 vjeçare kanë filluar aktivitetet e kësaj shoqërie, me njërëz të rinjë, me një rini të vullnetshme dhe me njerëz të intelektit të pastërt.
Ata rifilluan aktivitetin e tyre me koncertin e organizuar për nder të Ditës së Flamurit, në Rogovë.
Planet në vitin kalendarik 2016 janë të shumta, si pjesëmarrja në festivale brenda vendit dhe jashtë saj, ku qëllimi i saj është kthimi i namit të vjetër të Ansamblit “Isa Boletini”, duke e trashëguar në brezat e ardhshëm. Ku kjo shoqëri ka qenë dhe do të jetë krenaria dhe nderi i Rogovës së Hasit .