Në këto momente në Paris është duke filluar mbledhja që pak më herët ishte ndërprerë me kërkesë të Rusisë.
Përfaqësuesit nga Rusia dhe Kuba janë duke lobuar që të votohet për shtyrjen e vendimit për Kosovën.
Delegacioni i Kosovës është duke pritur në hollin e selisë së UNESCO-s derisa pritet që sot Këshilli Ekzekutiv ta japë dritën e gjelbër për anëtarësim të Kosovës në UNESCO. /kp/
*****
Mbledhja e bordit ekzekutiv të UNESCO-s tashmë ndodhet në pauzë me kërkesë të Kubës e mbështetur nga Rusia .
Gjermania, Britania dher Shqipëria kanë prezantuar kërkesën e Kosovës si dhe idenë e anëtarësimit në këtë organizatë, ndërkaq, përfaqësuesi i Kubës ka folur më gjatë në kë takim dhe më më pas ka kërkuar pauzë 10 minutëshe për çka u mbësdhtet edhe nga Rusia, njofton Klan Kosova.