Kryeministri i vendit, isa Mustafa, në koordinim me partneren e koalicionit, PDK, këtë javë pritet t’i bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar, të cilat janë të nevojshme pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president.
Një burim i mirë informuar brenda PDK-së ka thënë për “Epokën e Re” se deri në fund të kësaj jave disa zyrtarë të PDK-së do të emërohen në poste ministrore.
Por, disa analistë politikë kanë shprehur skepticizëm nëse riformatimi do të mund të ndryshojë diçka në këtë qeveri.