Lajmet e fundit

Rikthehen kolonat kufi, deri në 6 orë pritje në Merdar

Kthimi i mërgimtarëve në Kosovë për festat e fundvitit sërish ka bërë që të shkaktohen pritje të gjata në pikëkalimet kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Policisë së Kosovës, në pikëkalimin kufitar në Merdar pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin deri në 6 orë.

Sipas informacioneve të orës 13:00, në pikëkalimin kufitar në Merdar, në hyrje për në Republikën e Kosovës , është krijuar kolonë e gjatë prej rreth 2 kiomtetras dhe pritjet zgjasin 4-6 orë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve, transmeton Telegrafi.

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan), në hyrje kolona është 300-400 metra dhe pritjet zgjasin rreth 30–50 min. Kurse në pikëkalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) në hyrje  nuk ka pritje të gjata.

Me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, Policia e Kosovës  njofton të gjithë ata që mund të shfrytëzojnë pikëkalime tjera kufitare ku nuk ka pritje fare, apo ka më pak pritje, t’i shfrytëzojnë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published.