Lajmet e fundit

Rikthimi i normalitetit sfida më e madhe për Kuvendin në vitin 2016 (Video)

Viti 2016 është karakterizuar me tensione të mëdha në Kuvendin e Kosovës. Si asnjëherë në historinë parlamentare gaz lotsjellësi ka pamundësuar mbajtjen e seancave për katër muaj rresht.

Përveç në sallën kryesore, në raste të caktuara deputetët janë mbledhur dhe kanë votuar në sallën alternative projektligjin për buxhetin. E për vitin 2016, Kuvendin e presin sfida edhe më të mëdha. Zgjedhja e presidentit të ri, ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin pritet të jenë sfidat më të mëdha për Kuvendin e Kosovës për vitin 2016.

Politologu Donik Sallova thotë se sfida më e madhe për vitin 2016 do të mbetet rikthimi i normalitetit brenda Kuvendit të Kosovës dhe ky normalitet, sipas tij, lidhet më çështjen e asociacionit, demarkacionit dhe zgjedhjen e presidentit të ri./Gazeta Tribuna/

Leave a Reply

Your email address will not be published.