“Nju Jorku po digjet, Pentagoni është në flakë… Krahina po kthehet”. Kjo është një pjesë e tekstit të këngës që një grup i serbëve i kushtuan sulmit të 11 Shtatorit, që ndodhi në Nju Jork të Amerikës.
Në këtë këngë, serbët jo vetëm që shprehin gëzimin e tyre të madh me sulmin që i ndodhi shtetit më të fotë në botë, por në këtë rast ata shprehin edhe besimin e tyre të plotë se e ashtuquajtura për ta “Krahinë” duke iu referuar Kosovës, përfundimisht po u kthehet.
Veç tjerash, në këtë tekst provokativ serbët e falënderojnë Osama Bin Ladenin për këtë serb, për të cilin thonë se nuk është turk por është një serb.
Serbët e përfundojnë këngën duke I thënë Amerikës se more atë që meritove për shkak të krahinës onë Kosovës.
Kënga që ka gjuhë shumë të ashpër dhe provokuese, vazhdon të jetë Youtube. E kënguar nga I ashtuquajturi “Srpski Talibani”, ajo nuk ka marrë shumë klikime.