Lajmet e fundit
Rinia kosovare dhe puna vullnetare

Rinia kosovare dhe puna vullnetare

Sot, me datë 21 shtator, përfaqësues të Kuvendit të të Rinjve të Kosovës morën pjesë në një debat të organizuar nga Vizioni Rinor i Partisë së Drejtësisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Debati i thirrur kishte qëllimin që të diskutohet rreth punës vullnetare të të rinjve kosovar, prandaj edhe u emra me temën “Rinia Kosovare dhe Puna Vullnetare”. Në këtë takim, përveç organizuesve nga Vizioni Rinor, morën pjesë edhe përfaqësues nga forumet rinore të subjekteve politike, sikur ajo e AAK-së dhe PDK-së.

Ndër tjerash, në këtë takim u paraqit problemi kyq rreth mungesës së një ligji të mirëpërpunuar për njohjen e punës vullnetare. Prandaj, të gjithë panelistët dhe mysafirët u pajtuan që të bëhen organizime të reja të përbashkëta, pa dallime partiake apo struktura të tjera organizative, por që së bashku të lobojnë në miratimin e ligjit që njeh punën vullnetare. Kështu, për këtë qëllim dhe tjetër, synohet të organizohen forma të ndryshme të aktiviteteve me datën 5 dhjetor, ditë kjo ndërkombëtare e Vullnetarizimit. Dhe të gjitha këto organizime, me këtë datë, duke shpresuar, se do të realizohen në bashkpunim nga të gjithë të rinjtë kosovar e më gjerë. Mënyrë kjo që të kanalizohet qëllimi i rinisë kosovare dhe që sa më shpejtë të arrihet deri tek miratimi i ligjit që njeh punën vullnetare nga deputetët në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, Kuvendi i të Rinjve të Kosovës u përfaqësua nga Sekretari Enis Reçica, Kreytari i Komisionit për Arsim, Kultur, Rini dhe Sport Armend Ahmeti, Deputeti Argjend Softolli dhe Deputeti Leonor Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.