Riparimi i rrugëve të kryeqytetit duket se po merr më shumë kohë nga që duhej, dhe kjo po shihet si problematikë
Përveç faktit që këto riparime po e vështirësojnë lëvizjen e automjeteve, ato po shkaktojnë edhe vështirësi të lëvizjes për këmbësorët, raporton Kosovapress.
Në shumë pjesë të kryeqytetit shihet se po punohet për rregullimin e trotuareve dhe rrugëve tjera, por si duket do të kalojë kohë derisa t’u vijë fundi, meqë, ende shumë punime nuk janë afër finalizimit.