Sekretari i Përgjithshëm i PartisëDemokratike, Arben Ristani, ka qënë i ftuar mbrëmjen e djeshme ne emisionin “Oktapod” te Turjan Hyskës.
Intervista e plotë:
Turi: Partia Demokratike është në ujëra të qeta në këtë periudhë?
Ristani: Partia Demokratike është parti e madhe dhe nuk mund te jetë asnjëherë në ujëra të qeta. Nuk e ka atë shans edhe po të donte të ishte në ujëra të qeta. Parti me rreth 100 mijë anëtarë, një mori e tërë strukturash, kështu që detyrimisht nuk mund të jetë në ujëra të qeta.
Turi: Konkretisht si janë marrëdhëniet e znj. Topalli, znj Bregu me z. Basha, apo edhe të z. Ruli me lidershipin e PD-së?
Ristani: PD është institucion, Kryetari i Partisë Demokratike është një institucion, deputetët dhe marrëdhënia midis tyre, të jetë të gjithë të garantuar, është një marrëdhënie institucionale shumë e mirë. Unë di të them që znj. Topalli është një zonjë e nderuar në Partinë Demokratike, përfaqësuese e përvojës në PD. Znj Bregu kaq vjet ministre e nderuar e Partisë Demokratike, drejton një komision parlamentar të integrimit.
Turi: Kemi ne një opozitë të shëndoshë që mund t’i bëj ballë maxhorancës?
Ristani: Në rast se do të ishte pellg, do të ishim të shqetësuar, pra në rast se do të ishte vend qe nuk lëvizte asgjë do të ishte shqetësim, por atje ku lëviz, atje ku ka debat, ka zhvillim.
Turi: Ka raste si znj Doda, ku debati ka shkuar në thyerje të parikuperueshme.
Ristani: Ka raste të tilla, nuk është as i pari as i fundit.
Turi: Nuk është risku që të kemi efekt zinxhir dhe të largohen edhe figura të forta brenda PD-se?
Ristani: Znj. Doda ashtu sikurse edhe disa deputetë të tjerë që janë larguar, kanë marrë votat e të djathtëve, kanë marrë votat e PD-së, edhe duke qënë aty me votat e PD-së, kanë detyrim t’i respektojnë ato vota, edhe nuk mund të shkojnë e të dalin jashtë grupit të PD-së, edhe të shkojnë në një parti tjetër. Kjo për mua është moralisht gabim, sepse ke marrë votat e demokratëve edhe duhet t’i përfaqësosh ato vota.
Turi: U bë analiza e humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit?
Vetëm disa krerë lokal ishin fajtor për humbjen e PD-së?
Ristani: Analiza nuk ka mbaruar, analiza është në zhvillim e sipër.
Turi: Pse janë kaq të gjata analizat e z.Basha, se me z.Berisha ka qënë më e shkurtër koha e reflektimit. Eshtë për të mos prishur balancat brënda PD-së?
Ristani: Çështja është që kemi një moment ku qeveria aktuale po paraqitet me shumë zullume në mënyrën e saj të qeverisjes. Ne nuk kemi dashur të shfokusojmë vëmendjen e publikut nga zullumet e qeverisë.
Turi: Në çfarë niveli do të shkoj rikonstruktimi i PD-së?
Ristani: Do të shohim, por ajo që duket është nevoja e madhe për ta organizuar partinë në terren, sepse terreni ka ndryshuar, ka ndryshuar njësitë e qeverisjes vendore. Jo domosdoshmërisht do t’i përshtatemi ndarjes së re territoriale, por ka nevojë që PD të përshtatet mirë me terrenin. Përgjegjësia nuk mund të bjerë vetëm mbi strukturat lokale, sigurisht që ka edhe problematika të tjera të strukturave të tjera të PD-së, qoftë kryetarëve të grupeve të punës, qoftë të deputetëve.
Turi: Çfarë përgjegjësie do të mbajnë deputetët?
Ristani: Përgjegjësia tek deputetët ështe në varësi të karrierës së tyre, në rast se ata janë njerëz të cilët se shfaqin veten ashtu siç duhet në politikë, nuk janë të atij standarti që kërkon koha për të qënë, nuk mund të jenë neser deputetë.
Turi: Ligji për dekriminalizimin, tashmë kauz, si do të shkoj?
Ristani: Dekriminalizimi është një përpjekje shumë e madhe e PD-së, e cila kërkoi kohë të gjatë, sakrifica të mëdhaja, për ta bërë sot temë të ditës dhe për ta bërë një çështje të gjithëpranuar, që politika shqiptare dhe administrata kanë nevojë të dekriminalizohen.
Turi: Personalisht keni frikë vetë, se z. Balla ka thënë se fillimisht duhet të largohetRistani dhe Basha.
Ristani: Kjo është fitorja më e madhe e opozitës gjatë këtyre kohëve, e cila i kushtoi edhe largimin nga parlamenti prej 6 muajsh. Sot gjërat po ecin, ka dy deputetë që janë në ndjekje penale. Deri në fund të procesit presim një ligj të mirë, të miratuar i cili të na garantoj jo vetëm pastrimin e parlamentit nga njerëzit e inkriminuar por edhe pastrimin e administratës shtetërore që është një gjë kryesore që duhet të ndodhi. Ju e dini shumë mirë që PD, përditë ka denoncuar elemente të inkriminuar në administratën shtetërore.
Turi: Ka marreveshje Rama-Basha për largimin e Ilir Metës?
Ristani: Besoj mirë që Ilir Meta ka nevojë të pastrohet nga i gjithë ky lum akuzash drejtuar ndaj tij. Do të ishte e mira të ndiqte atë që i kërkon PD-ja, që të jepte dorëheqjen.
I’a vlen të beni një aleancë me kundërshtarin tuaj, Partinë Socialiste, për të hequr Ilir Metën?
Ristani: Nuk është më mirë që Partia Demokratike, të bëjë aleancë, qoftë me njërin qoftë me tjetrin. Më e mira është që PD të qëndrojë sic po qëndron ne front kundër të dyve, sepse për ne, ata të dy janë dy gjysma të kalbura i një fruti të kalbur. Nuk ka asnjë shans që të kemi aleanca as me njërin as me tjetrin. Të dy janë njerëz të cilët duhet t’ua heqim nga qafa shqiptarëve, sepse po rrezikojnë mbarëvajtjen e këtij shteti.
Turi: Pse z. Balla ju akuzon si person me të kaluar kriminale?
Ristani: Rasti im bëhet fjalë për një histori, pak më shume se para 20 vitesh. Diku nga marsi ‘94 ka nisur ndaj meje një akuzë për dhënie vendimi të padrejtë. Unë kam qënë gjyqtar në gjykatën e shkallës së parë, e ndaj meje është ngritur një akuzë për dhënie vendimi të padrejtë. Akuza kishte të bënte me faktin se pse u gjykua çështja në Tiranë dhe nuk u gjykua në Durrës.
Turi: PD këmbëngul shumë për dorëheqjen e ministrit Tahiri. Kaq naiv duket një ministër që me makinen e tij të transportoj drogë?
Ristani: Unë mund t’ju them me bindje dy faktorë. Faktori i parë është arroganca. Arroganca e bën ministrin të bëjë gabime të tilla foshnjarake. E dyta ka një eksperincë shumë të mangët në institucionet shtetërore. Ajo çfarë shënohet në librezën e tyre mundet të jetë direkt ministër. Ky tipi të paktën vjen nga shitja e paketave në portin e Durrësit.
Turi: Po nuk ka asnjë të keqe, njeri shet fiq, tjetri paketa…
Ristani: Puna është të bësh karrierë në shitjen e fiqve apo në shitjen e paketave, por jo të vish të bëhesh ministër i shtetit, se pastaj bën gjëra të tilla bëhesh arrogant. Kjo i kushton shoqërisë më shumë sesa mund t’i kushtojë.
Turi: Nëse largohet Tahiri dhe vjen dikush tjetër, zgjidh gjë kjo?
Ristani: Ne na duhet që qeveria të qeverisë sa më mire, sepse qeverisja e tyre na ndikon jetët tona. Sa më mirë të qeverisin ata, aq më mirë do përgatitemi ne për të qeverisur më mirë sesa ata. Ata po qeverisin shumë keq, shumë keq dhe mendoj më keq sesa ministri Tahiri nuk mund të shkojë, e zhbëri policinë e shtetit. Solli në polici njerëz të inkriminuar.
Turi: Ministri Tahiri shkatërroi Lazaratin.
Ristani: Shkatërroi Lazaratin për ta mbjellë në të gjithë Shqipërinë.
Turi: Kjo është droga e Samir Tahirit?
Ristani: Pse kush e mbolli? Ne kemi një ministër rendi që e paguajmë për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike në vend. Eshtë detyrë e policisë që të mos e lejojnë hashashin të mos mbillet në të gjithë Shqipërinë. Eshtë e kuptueshme që diku diku mund të të shpëtojë, edhe buzë rrugës, edhe të transportohet me avion.
Turi: Meqë këmbëngulni në largimin e Tahirit, cilin do të preferonit si pasardhës midis Ballës dhe Naços?
Ristani: Do të zgjidhja Naçon, sepse ka një eksperincë të gjatë në organet e drejtësisë, është jurist, ka qënë për një kohë të gjatë prokuror.
Turi: Jeni të interesuar për atë çfarë po flitet, ndryshimet në qeveri?
Ristani:Nuk ka dritë në fund të tunelit për shqiptarët në këtë qeveri. Jemi të interesuar ta ndjekim sepse duhet të shikojmë cfarë ndodh, ku shkojnë politikat e kësaj qeverie.
Turi-A mendoni qe duhet te burgosen njerez te politikes?
Ristani-Ky vend eshte i mbingarkuar me kete historine e burgut e prangave. Ne fakt ajo çfare ka ndodhur, ka qene burgu per te pamundurit. Nuk mund te luftohet korrupsioni nese nuk goditen peshqit e medhenj”. /albeu.com/