Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka frikë se mund ta humbë vendin e saj në jurinë e shout “X Factor”, pasi një video e viteve të saj më të hershme është publikuar online.
Rita, e cila është bashkuar këtë vit me Simon Cowell, Cheryl Fernandez-Versini dhe Nick Grimshaw në jurinë e këtij viti në “X Factor”, thuhet se ka frikë se ndejat e saj të më hershme mund t’i kushtojnë me largimin nga ky spektakël, raporton Daily Star.
Gazeta pohon se këngëtarja paraqitet me vallëzim provokues
Kjo video me të vërtetë është shqetësuese për Ritën. Sigurisht se të gjithë dëshirojnë të kënaqen kur janë të rinj, por tani ajo dëshiron që të mbajë vendin e saj në X Factor dhe të jetë e familjarizuar me të këtë shou”, ka thënë një burim për Daily Star.
Agjencia e lajmeve Kosovanews kosovanews.info

