Me sa duket veshja e Rita Ora-s e stiluar posaçërisht për performancën e saj të fundit në Los Angeles ka krijuar shumë debate.
E gjykuar si banale, pa shije, dhe me pak vend për fantazi, veshja sipas artistes ishte konceptuar për t’ju përshtatur fabulës së këngës “Body On Me”. Rita në një intervistë të fundit ka treguar se pranë një prezantueseje antikonformiste si Miley Cyrus, nuk mund të vishej ndryshe veçse shumë provokuese. “Kënga ime e re e ka titullin “Body On Me” dhe i dedikohet trupit tonë dhe se si ne duhet të ndihemi rehat me atë” ka shtuar Rita. Me sa duket veshja ja ka arritur qëllimit për të bërë zhurmë!