Lajmet e fundit

Rita Ora i thotë vetës për Prishtinën: Mirë se erdha në shtëpi (Foto)

Këngëtarja me famë botëtore, e me prejardhje kosovare, Rita Ora, dje ka qëndruar në hotel Emerald në Prishtinë, ku mori pjesë në një dasëm të familjes së saj.

Rita duket se i është gëzuar shumë qëndrimit në Prishtinë, pasi ajo këtë e ka shprehur edhe në rrjetet sociale.

Në një postim në SnapChat, ajo ka shkruar: “Mirë se vjen në Prishtinë. Mirësevjen në shtëpi”, por duke iu referuar vetës.

Ndryshe, mbrëmë, Rita e veshur në të kuqe, ka shkëlqyer në dasëm, dhe është kënaqur duke vallëzuar me vallet kosovare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.