Lajmet e fundit
Rita Ora: Të festojmë e këndojmë së bashku, ju premtoj se do jetë një koncert i madh dhe i veçantë

Rita Ora: Të festojmë e këndojmë së bashku, ju premtoj se do jetë një koncert i madh dhe i veçantë

rita oraPak orë para koncertit të saj në Sheshin Skënderbe,u Rita ka pasur fjalë të mëdhaja për Kosovën dhe ka premtuar një koncert që do të jetë më i madhi në karrierën e saj, me plot befasira
Ajo ka thënë se me dëshirë do të udhëtonte në krejt Kosovën dhe të vizitonte vendet më të bukura të saj.
“Por tani jam e lumtur dhe Kosovës do ja jap koncertin më të mirë të mundshëm në karrierë.
Rita ka folur edhe për atë që në çdo intervistë e thotë se është nga Kosova, madje është krenare me këtë gjë.
“Është e vërtetë, në çdo intervistë dhe konferencë për shtyp them që jam nga Kosova”, ka thënë ajo.
Këngëtarja ka folur edhe për përgatitjet e këtij koncerti derisa ka premtuar se do të jetë një koncert i madh dhe më emocionali i saj.
“Mund të ishim kudo në botë këtë ditë, por unë vendosa që të sjell gjithë ekipin tim këtu në Prishtinë që të ofrojmë shfaqjen më të mirë përgjithmonë”, ka thënë ajo.
Këngëtarja kosovare ka thënë se të gjithë mund të përfaqësojnë veten si të dëshirojnë dhe se ajo ka zgjedhur këtë mënyrë.
“Ju e keni një mundësi për ta përfaqësuar veten tuaj në mënyrën se si dëshironi të mbaheni mend. Gjëja më e rëndësishme për mua është që të qëndrojmë të bashkuar dhe të jemi në gjendje që t’i ftojmë njerëzit në rrethin tonë, sepse sa më shumë që jemi, aq më të mëdhenj bëhemi. Kur për herë të parë kam dalë në një skenë, kam qenë një nga këngëtaret e hershme shqiptare”. /GazetaExpress

Leave a Reply

Your email address will not be published.