Lajmet e fundit

Rita Ora vlerësohet me çmimin e mediave “International Music”

Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare, ka qenë në qendër të vëmendjes në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve kryesore nga mediat në Gjermani.

Artistja është vlerësuar me çmimin “International Music” në ceremoninë e përvitshme “Bamby Awards”, në Berlin.

Këngëtarja u shfaq në tapetin e kuq si një princeshë me një fustan nga Marchesa nga koleksioni pranverë 2016, me një grim të lehtë dhe flokët të kapur më shumë kujdes.

Gjatë mbrëmjes Rita ka performuar disa nga hitet e saj më të fundit, në një skenë me plot ndriçim.

Një tjetër moment i veçantë ka qenë edhe performanca e Madonës, e cila ngriti në këmbë publikun e Berlinit kur ftoi në skenë edhe Ritën.

57 vjeçarja teksa ishte duke kënduar, ftoi artisten me origjinë shqiptare duke e prezantuar si surprizën e mbrëmjes. Dy artistet përveçse kanë kënduar së bashku kanë bërë show me batuta për publikun.

Ndërsa në llogaritë e tyre në Instagram, Rita dhe Madonna kanë ndarë me ndjekësit mesazhin “Mos e vrisni mendjen, bëni sa më shumë qejf!”.

Me çmim u vlerësua edhe aktorja Hilary Swank, e cila ishte edhe prezantuese në shfaqje. Ajo mori çmimin “International Actress”, për perfomancën e saj në filmin “You’re Not You.”

Në kategorinë fashion u vlerësua modelja gjermane Heidi Klum. Ndërsa mes të pranishmëve ishte si e ftuar edhe aktorja amerikane Pamela Anderson.

“The Bambi Awards” janë çmimet më të rëndësishme të mediave në Gjermani, që prej vitit 1948.

Leave a Reply

Your email address will not be published.