Lajmet e fundit
Rivotim në tri vendvotime në Zveçan

Rivotim në tri vendvotime në Zveçan

Pas ankesës së Iniciativës qytetare të Oliver Ivanovicit, e cila është pranuar pjesërisht nga PZAP, KQZ ka vendosur që të përsërisë votimin në tre vendvotime në komunën e Zveçanit.

Ankesa ka të bëjë me shkelje të supozuar të Ligjit për zgjedhjet lokale, e cila ka ndikuar në rregullsinë e zgjedhjeve, të drejtën e qytetarëve për pjesëmarrje dhe në rezultatin final. Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka propozoi që rivotimi të bëhet me 1 dhjetor, në ditën kur do të ketë balotazh edhe në komuna tjera.

”Unë kisha propozuar që kjo të jetë me 1 dhjetor meqënese ashtu kështu do të kemi balotazh në komuna tjera në Kosovë ndërsa do të kemi rivotim në këto tri vendvotime, meqënese aty kemi vetëm dy kandidat nuk ka mundësi që të ketë balotazh, kështu nuk prishet procesi zgjedhor, dhe atë ditë do ta kemi fituesin, nëse çdo gjë shkon në rregull”, tha ajo.

Ndërkohë pas ankesës së LDK-së në PZAP-së dhe vendimit të KQZ-së, QNR ka rinumëruar votat në 12 vendvotime për kryetar të komunës së Klinës. Udhëheqësi i QNR-së Burim Ahmetaj tha se gjatë rinumërimit nuk janë vërejtur ndryshime dhe në balatozh mbeten AAK me PDK-në.

Ndërkohë pasdite pritet që KQZ të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve për raundin e parë si dhe të caktojë kohën për fushatë të balotazhit për kryetarë komunash me 1 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.