Lajmet e fundit

Robertson: Ndaluam Millosheviqin ta bëjë Kosovën një-etnike

Lordi George RobertsonLordi George Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s tha se është i impresionuar me punën që po bëhet në qendrën e OJQ-ve “The Ideas Parthership” në Fushë Kosovë.
Ai këto komente i bëri gjatë vizitës që i bëri sot kësaj qendre ku i pa nga afër aktivitetet që po zhvillohen atje me fëmijët e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian.
Me këtë rast , ai deklaroi se Slobodan Milosheviqi ishte përpjekur që ta bëjë Kosovën vetëm me një etni, por ishte bashkësia ndërkombëtare që nuk e lejoi një gjë të tillë.
“Kosova eshte nje shtet multietnik dhe ne e përgëzojmë për këtë’ ka shtuar, ish shefi i Aleancës Veri-Atlantike.
Politikani anglez në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Britanininë e madhe, Lirim Greiçevci, njofton Klan Kosova.
Ndryshe, Lordi Robertson gjatë ditës së djeshme u takua në Kosovë me kryeministrin Isa Mustafa, presidenten Atifete Jahjaga si dhe bashkë me ministrin e jashtëm Hashim Thaçi bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Poklek të Drenasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.