Lajmet e fundit

Robertson në Poklek ku paramilitarë serbë dogjën fëmijë e pleq

lordiIsh- sekretari i përgjithshëm Lordi George Robertson i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi u përkulën sot para pllakës përkujtimore të të rënëve në masakrën e Poklekut në komunën e Drenasit.
Në vendin ku paramilitarët serb dogjën fëmijë dhe pleq ish- sekretari Robertson u kthye edhe njëherë pas 16 vitesh për të nderuar viktimat.
“Jam pjesë e historisë së Kosovës. M’u kujtuan vuajtjet e familjarëve që kanë përjetuar , ajo na kujton se sa e rëndësishme është të shikojmë nga e ardhmja. T’i kujtojmë ata që dhanë jetën për liri dhe t’i kthejmë sytë nga e ardhmja e këtij shteti,që do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Robertson në Poklek.
Ndërsa zëvendës kryeministri Hashim Thaçi, tha se ndjehen krenar e të lumtur për vizitën e ish sekretarit të NATO-s, të cilin e quajti liri të shpresës.
Thaçi tha se pa angazhimin e sekretarit, Kosova do të ishte e vetmuar dhe në duart e kasapit Sllobodan Millosheviq.
Ish sekretari i NATO-s George Robertson pranoi mirënjohje nga komuna e Drenasit dhe fëmijët e shkollës s “Fazli Grajçevci” të fshatit Poklek.koha

Leave a Reply

Your email address will not be published.