Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, vazhdojnë të mbajnë epitetin e më të mirit në botë
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, dhe ai i Barcelonës, Lionel Messi ka 10 vite që mundohen t’i tregojnë botës e cili në të vërtet është më i mirë se tjetri.
Dy lojtarët në fjalë, kanë thyer rekordi të ndryshme teksa kanë fituar gjithë titujt e mundshme me skuadra, por jo edhe me Kombëtare.
Cristiano Ronaldo prin me gola të shënuar në të gjitha aspektet, por vlen të theksohet se ka më shumë ndeshje të zhvilluara se Leo Messi për faktin se është dy vite më i vjetër.
Këto janë statistikat e publikuara nga Sky Sport të cilët sërish kanë debatuar për dy gjenitë e futbollit.