¨I pasjellshëm dhe pordhaç¨e kanë quajtur prindërit e fëmijëve shqiptarë futbollistin portugez, Cristiano Ronaldo, teksa ky i fundit zbriste nga avioni në Rinas.
Fakti që Cristiano Ronaldo nuk u ndal që të përshëndeste apo të jepte autografe për fëmijët e shumtë, që kishin dalë për ta përshëndetur idhullin e tyre, dhe për ti uruar mirëseardhje në aeroportin e Rinasit.
Ronaldo lëre që nuk u ndal as për të paktën përshëndetje, por kurseu madje dhe një vështrim ndaj këtyre fëmijëve, të cilët bërtisnin nga gëzimi ¨Ronaldo, Ronaldo ..!
Pas kësaj sjellje , prindërit e fëmijëve kanë shprehur paknaqësi ndaj kësaj sjellje të futbollistit që nuk u dha qoftë edhe një buzëqeshje fëmijëve që deri në orët e vona të mbrëmjes prisnin në aeroport të zbriste skuadra portugeze.
Një prind tha; i thashë tim biri që ai është një pordhaç, është mendjemadh, por im bir e ka aq fiksim. Gjithësesi ai u knaq dhe aq sa e pa drejtperdrejt sepse ishte mësuar ta shihte vetëm në televizor¨.
30-vjeçari Ronaldo mbrriti mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ndërsa të hënën, me datë 07.09.2015 pritet që të luajë kundër kombëtarës tonë në stadiumin ¨Elbasan Arena¨, në ora 20:45 minuta.
http://https://www.youtube.com/watch?v=HQNJ9UobfuU