Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se marrëdhënia e tij me Lionel Messin është shumë më e mirë se vite me parë, derisa në formë shakaje, ka thënë se ende është duke pritur që të paguhet nga Neymar dhe Messi për shkak përkthimit që bëri në ceremoninë e Topit të Artë.
Messi e Ronaldo kanë qenë rival për një kohë shumë të gjatë në garën për Topin e Artë, të cilët e kanë rrëmbyer këtë çmim në tetë vitet e fundit.
Sidoqoftë, Ronaldo thotë se tani janë më të afërt dhe se e respektojnë më shumë njëri tjetrin.
“Jemi më të afërt. Gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira, por ndoshta kjo është shtuar më shumë në pesë vitet e fundit”, ka thënë Ronaldo.
“Kur ishim në skenë, kamë qenë përkthyesi i Messit e Neymarit, pasi asnjëri nuk dinte anglisht. Kam folur më vonë me ta dhe u kam thënë që mos të harrojnë të më paguajnë”, ka thënë duke buzëqeshur Ronaldo pas ndeshjes me Sporting Gijon.
https://www.youtube.com/watch?v=DaFsGgWIreA