Wayne Rooney ka thënë se fitimi i Kupës së Botës me Anglinë në verën e ardhshme do të ishte “qershia mbi tortë” për karrierën e tij.
Ylli i Manchester United ka pranuar se në garat e mëparshme dështoi të tregojë aftësitë e tij shkaku i suspendimeve dhe lëndimeve por ka thënë se këtë herë do të do të bëjë gjithçka që të arrijë sukses në Kupën e Botës.
Performancat e Rooney kundër Polonisë dhe Malit të Zi janë përshkruar nga Roy Hodgson si të “jashtëzakonshme” derisa Anglia të martën siguroi biletën për në Brazil me golat e shënuar nga 27 vjeçari dhe Steven Gerrard.
“Mendoj se ky është viti im i 10 apo 11-të që po luaj për Anglinë prandaj qëllimi është që ne të tregohemi të suksesshëm dhe të fitojmë më shumë trofe dhe kjo sigurisht se do të ishte qershia mbi tortë”, ka thënë Rooney për gazetarët.
Kur u pyet se sa i vendosur ishte që të tregonte talentin e tij në kampionate botërore, Rooney u përgjigj: “Shumë. Kjo është ajo që kam dëshiruar gjithmonë por nuk ka ndodhur”.
“Por kam qenë gjithmonë i vendosur që t`i ndihmoj Anglisë të jetë e suksesshme. Nuk dua t`i bëj presion vetes por natyrisht se dua të jap më të mirën”, ka shtuar ish-reprezentuesi i Evertonit.