Pritjet e gjata të bashkatdhetarëve tanë në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovën, në Merdar, duket se kanë ndikuar edhe në përkeqësimin e raporteve ndërmjet tyre.
Në një video të postuar shihet rrahja masive e mergimtarëve në hyrje të territorit të Kosovës nga ana e Serbisë.
Në këtë video shihen disa persona që përleshën ndërmjet veti, derisa aty më pas arrin një patrullë e policisë serbe dhe qetëson ata.