Në rrugën “Rilindja”, Fushë Kosovë dje, pas një mosmarrëveshjeje rreth një parkimi janë përfshirë në rrahje shtatë (7) meshkuj dhe një femër K-Shqiptar (dy familje), njofton Policia e Kosovës.
Të përfshirit në rrahje kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Njësitë përkatëse policore kanë bastisur shtëpitë e të dyshuarve dhe kanë gjetur dhe konfiskuar një revole të llojit TT me 38 fishekë të cal 7.62mm, një sprej CO, një boks metali dhe 9 fishekë të cal.6.35mm. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.