Sot në orët e mbrëmjes në lagjen “Lakrishte”, rruga “Bill Clinton” , ka ndodhur një mosmarrëveshje mes disa personave që ka përfunduar në rrahje.
Sipas një dëshmitari të rastit, që ka folur në kushte anonimiteti për KosovaPress, të përfshirë në rrahje kanë qenë pronarët e dy kompanive të autobusëve “Barileva” dhe “Beverniku” për shkak të një mosmarrëveshje që ata kishin pasur.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për KosovaPress tha se Policia posedon një informacion për një mosmarrëveshje në këtë lokacion dhe sipas tij pritet që rasti të shqyrtohet në vazhdim.