Policia raporton për një incident në një supermarket në Gjakovë.
Burrë e grua kanë përfunduar të rrahur pasi kanë kërcënuar një punëtore të një supermarketi në rrugën “UÇK” në Gjakovë.
Raporte zyrtare të policisë flasin për ngjarjen e cila ndodhi mbrëmjen e 9 janarit.
“Viktima kishte shkuar në supermarket dhe e kishte pyetur vajzën nëse ajo i kishte shkruar një mesazh në telefon”, thotë Kristë Gjoka, komandant i policisë në Gjakovë.
Sipas tij, pas konfirmimit për mesazhin vajza kishte marrë një kërcënim verbal.
“Dëshmitarja nga frika kishte njoftuar vëllezërit e saj të cilët posa janë takuar i kanë goditur me grushte viktimat (burrë e grua)”, thotë Gjoka.
Viktimat, sipas tij, janë hospitalizuar ndërsa të dyshuarit janë arrestuar nga policia.