Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani n’intervistë për Televizonin Rrokum, foli për pakënaqësitë e Projektbuxhetit për vitin 2016.
Ai tha se shuma prej 177 milionë nuk i përmbush nevojat e shëndetësisë.
Rrahmani tha se për me i plotësue këto nevoja ishin dashtë ma s’paku edhe 20 milionë euro të tjera.
Megjithatë, simbas tij, nuk asht buxheti ai që e garanton cilësinë.
Sa i takon përmirësimit të punës në Repartin e Kardiologjisë Invazive, Rrahmani tha se pret që Kuvendi me ratifikue nji marrëveshje me Austrinë për këtë qëllim.
Ministri po ashtu hodhi poshtë të dhanat se në Kosovë ka rritje jonormale të numrit të personave të prekun me kancer, tue thanë se gjendja nuk asht alarmante.
Derisa përmendi garancitë nga Ministria e Financave për mbështetjen e projekteve të nisuna gjatë këtij viti, apo ata që munden me nisë në vitin 2016, Rrahmani tha se për skema e Sigurimeve Shëndetësore po shtyhet tash 15 vjet, e për të duhej të ishte punue shumë ma herët.
https://www.youtube.com/watch?v=hk9Ldxu4isI