Lajmet e fundit

Rrecaj: Rasti i Limajt, i montuar politikisht

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, po e quan proces të montuar politikisht rastin e klientit të tij. Ai, u ndalë tek prokurori i kaluar për të cilin tha se nuk ka qenë bashkëpunues dhe korrekt me palën mbrojtëse.

Rrecaj, e ka akuzuar prokurorin e mëparshëm se qysh në fillim ishte marrë me një fushatë degraduese kundër Limajt.

“Kryeprokurori gjithmonë ka kundërshtuar kërkesat e palës mbrojtëse”, tha Rrecaj.

Rrecaj gjithashtu tha se ndaj klientit të tij gjithmonë po nisin procedurat kur po ka edhe zhvillime të mëdha politike.

Por këto deklarata nuk i pëlqyen gjyqtares së rastit e cila e quajti histori duke e lutur në të njëjtën kohë që avokati të filloj me pikat e aktakuzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.