Në një rrëfim ndryshe, ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së, Dritan Prifti, flet sonte në orën 20:00 në “SYRI.net”.
Gjatë intervistës së dhënë për gazetarin Çim Peka, Prifti do të flasë për dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naços, raportet e Metës dhe Ramën, dosjet e pretenduara që ka për Ilir Metën dhe për herë të parë Dritan Prifti flet edhe për aferën e tij seksuale pak kohë më parë.
Kur ndodhi dhe kush e përgjoi? Si janë raportet në familjen e tij pas kësaj videoje.
Të gjitha përgjigjet për këto pyetje, e të tjera ndiqni mbrëmjen e sotme në orën 20:00 intervistën e dhënë nga Dritan Prifti për “SYRI.net”.