Donjeta Pajaziti është zhdukur më 9 nëntor dhe askush nga familjarët e saj nuk dinë gjë për të. Të mërzitur, ata thonë se janë çuditur se si ka ndodhë rasti sepse asnjëherë nuk kanë pasur problem me dikë, dhe mohojnë nëse ajo ishte e lidhur me ndonjë djalë.
Vëllai i Donjetës, Shkumbimi ka rrëfyer për Gazetën Express momentin e fundit kur është takuar me motrën e tij. Sipas tij, më 9 nëntor rreth orës 14:40, 24 vjeçarja është larguar nga shtëpia e tyre në Strellcë të Ulët për të shkuar në punë. Por ai me bindje thotë se familje asnjëherë nuk kanë pasur probleme me askënd apo motra e tyre ishte lidhur me ndonjë djalë.
“Në ora 14:40 ka dal prej shtëpisë dhe më nuk është kthyer. Donjeta ka punuar Marketin Liridoni në Pejë”, ka thënë vëllai i saj për Express.
“Deri me tash s’kemi pas asnjë problem me askënd. Edhe aty ku ka punuar në marketin Liridoni janë çudit kur ajo është zhdukë. S’ka pas lidhje me kërkon”, ka thënë ai.
Ai thotë se informatën se motra e tij nuk është në punë e kishte marrë nga djali i tezës, Eni Ujkani, sepse të dy punojnë bashkë. Sipas Shkumbimit, ai i kishte pyetur pse Donjeta nuk ka dalë në punë.
“Tezaki i cili punon aty na ka telefonuar neve dhe na ka pyetur pse Donjeta s’ka ardhë në punë. Na i thamë atij që ajo u nis me shku në punë dhe më se kemi pa”, ka vëllai i saj pasi morri këto informata.
Pos kësaj, ai thotë se punëtorët e marketit disa herë e kishin thirrur Donjetën në telefon por askush nuk është përgjigjur. Thirrjet kanë vazhduar deri në ora 19 e mbrëmjes kur më pas telefoni i saj është ndalur.
“Deri në ora 7 e ca minuta e mbrëmjes ajo e ka pas telefonin e hapur. Dikush më pas e ka ndalë telefonin dy herë dhe më pas telefoni është ndalur”, tha Shkumbimi.
Pas kësaj familja, në mbrëmje e ka paraqesitur rastin në Policinë e Pejës për zhdukjen e Donjetës.
Këtë e konfirmon edhe Policia që bëjnë të ditur se rastin e ka raportuar babai i viktimës, i cili ka thënë se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Mirëpo, ata nuk japin detaj tjera në lidhje me zhdukjen e vajzës. Donjeta Pajaziti është e lindur 20.07.1991, është bjonde dhe e gjatësisë 170-175m. Ajo në ditën kur ka humbur kishte të veshur xhinse dhe një xhaketë të zezë./GazetaExpress/