Familjarët dhe dëshmitarët e rastit kanë rrëfyer për vrasjen e 11 vjeçarit Ylber Malaj, mbrëmë me një breshëri plumbash në fshatin Strellc të Deçanit.
Vëllai i viktimës, Hysen Malaj, tha së ishte bashkë me Ylberin tashmë të ndjerë në lokal duke ngrënë bukë në momentin kur kishte ndodhur sulmi me armë zjarri.
Ai tha së në momentin kur i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri të gjithë ishin shtrirë për tokë. Pak çaste më pas ai e kuptoi se vëllai i tij ishte qëlluar nga breshëria e plumbave.
“Vëllai ka qenë pak para meje. Masandej ka ardhur një xhip,edhe ka gjuajtur një herë për toke edhe kah kerri, masandej ka gjuajtur drejt neve. Jemi shtri të gjithë për toke. Vëllain e kishte kapur plumbi, unë kishte e kishte kapur ne dorë ose ndonjë vend tjetër. Veç kemi qenë duke folë mes vete, duke bere hajgare e duke ndejtë. Ai djali qaty kemi qene bashkë aty, ai veç ishte duke e pirë një cigare, nuk di asgjë qysh kemi shpëtuar, veç kemi rënë për toke. Lokali ka qenë i vogël s’kemi pasur vend për me ikë”, tha vëllai i viktimës.
Flakron Mulaj, i cili u gjet brenda lokalit ku kishte ndodhur sulmi me armë zjarri, e përshkroi si “katastrofë” atë që ndodhi mbrëmë.