Një vajzë e diplomuar e Afrikës së Jugut e ka përshkruar në detaje të gjalla se si ajo u bë si e vdekur për më shumë se një orë pasi persona të armatosur hapën zjarr në sallën e koncerteve Bataclan
Duke shkruar në Facebook, Isobel Bowdery ka thënë:
“Nuk ishte vetëm një sulm terrorist, ishte një masakër. Dhjetëra njerëz u pushkatuan para syve të mi. Pishina të gjakut mbushën dyshemenë. Klithmat e meshkujve të rritur që kishin të dashurat e tyre si kufoma përshkuan vendin ku më herët dëgjohej muzika. Në një çast pashë të ardhme të shkatërruara, familje zemërthyera”, transmeton Klan Kosova.
“E tronditur dhe vetëm, kam pretenduar të jem e vdekur për më shumë se një orë, shtrirë në mesin e njerëzve të cilët mund të shihnin të dashurit e tyre që nuk lëviznin. Mbaja frymën time duke u përpjekur që të mos lëvizë, të mos qaj duke mos u dhënë atyre burrave frikën që ata deshën ta shohin. Unë kam qenë tepër me fat për të mbijetuar. Por shumë vetë nuk e arritën dot. Njerëzit që kishin qenë atje për të njëjtat arsye si unë – për të shijuar një mbrëmje të së premtes ishin të pafajshëm” ka vazhduar ajo rrëfimin prekës.
Isobel përshkroi se si persona të armatosur kanë shtënë në turmë “pa ndonjë konsideratë për jetën e njeriut”, pas hyrjes në sallën e koncerteve ku po performonte grupi rok Eagles of Death Metal. Ajo fillimisht kishte ngatërruar armën e zjarrit si “pjesë e shfaqjes” por sipas ajo e kuptoi tmerrin e vërtetë të asaj që po ndodhte kur pa trupa njerëzisht se si po rrëzoheshin përtokë, transmeton Klan Kosova.