Lajmet e fundit

Rrënohet fabrika në Pakistan, të paktën 10 të vdekur

Të paktën 10 persona raportohen të vdekur në qytetin e Lahores në Pakistan, pasi një fabrikë që ishte në ndërtim e sipër është rrënuar.
Shërbimet për emergjenca kanë shprehur shqetësim se rreth 150 punëtorë të tjerë mund të kenë ngecur nën rrënojat e fabrikës, ndërkohë që një operacion i gjerë kërkim shpëtimi është duke u kryer, transmeton KosovaPress.

Autoritetet i kanë thënë “The Express Tribune” se zëra të ndryshëm njerëzish dëgjohen nën rrënoja.

Fabrika ishte në ndërtim e sipër, dhe punimet tashmë kishin arritur deri në katin e tretë, gjersa dy katet e mëposhtme ishin funksionale.

Fabrika që prodhonte qanta të ndryshme ndodhej në Qendrën Industriale “Sundar” në periferi të qytetit.

Ndërkaq, e përditshmja vendase “The Dawn” raporton se disa punonjës të mitur gjendeshin në vendpunim, edhe pse ky informacion mbetet i pambështetur në fakte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.