Lajmet e fundit

Rrënohet një objekt pa leje në Kurriz të kryeqytetit

Drejtoria e Inspeksionit, sektori i ndërtimit vazhdon ndalimin e ndërtimeve pa leje në kryeqytet, thuhet në një njoftim të Zyrës për marrëdhënie me media të Komunës së Prishtinës.

Kësaj radhe, në lagjen Dardania, inspektorët ekzekutuan rrënimin e një pjese të një objekti afarist mbi Kurriz, që ishte tejkalim i pëlqimit për renovim të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit.

Më datën 11 janar fillimisht ishte tentuar rrënimi i pjesës së tejkaluar, mirëpo pronari i lokalit afarist ishte zotuar të bëjë vetë rrënimin. Meqë pronari nuk e mbajti fjalën, sot inspektorët e ekzekutuan rrënimin, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.