Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, prezantoi sot faktet nga anketa e veçantë e Hulumtimeve të Mitrovicës, realizuar në fillim të muajit tetor, në të cilën analizohen qëndrimet e serbëve të veriut të Kosovës për perceptimet e tyre lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale, pjesëmarrjen qytetare dhe parapëlqimet e shtëpive mediale.
Në të analizohen qëndrimet e serbëve të Kosovës që jetojnë në komunat në veri, duke ofruar më shumë hollësi për perceptimet e tyre lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale, pjesëmarrjen qytetare dhe parapëlqimet e shtëpive mediale.
Disa thekse të rëndësishme të hulumtimit që kanë dalë nga anketimi i 400 qytetarëve nga katër komunat në veri të Kosovës (pjesa veriore e Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi) janë:Mbi 90% të banorëve që jetojnë në veri të Ibrit janë të informuar për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor 2013.Rreth 16% të qytetarëve kanë deklaruar se gjithsesi do të dalin në votime.Mediumi më i preferuar për t’u informuar për zhvillimet në Kosovë, është televizioni me 98 për qind.