Tashmë kur jemi në prag të festave të fundvitit, hedhja dhe ndezja e mjeteve piroteknike është bërë zakon si gjatë ditës po ashtu edhe në orët e vona të natës.
E, kjo gjë po i pengon qytetarët, pasi që siç thonë ata jo vetëm që po ndotet ajri nga tymi që po shkaktojnë por edhe shitja e tyre vend e pa vend po shkakton problem sepse po blihen edhe nga fëmijët.
Ndërsa të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vetëm për këtë vit rreth 1.5 milionë kilogramë mjete piroteknike që kapin vlerën prej rreth 2.2 milionë euro janë importuar në tregun e vendit.
Importi kryesisht është bërë nga Kina, dhe nga shifra e përgjithshme 25 kilogramë janë importuar nga Gjermania, që kapin vlerën e rreth 1100 eurove.
Për, Ramë Hajdarin, qytetar nga Prishtina, hedhja e mjeteve piroteknike është e helmueshme për qytetarët, madje siç tha ai hedhje e tyre po shkakton edhe ndotjen e ajrit.