Lajmet e fundit

Rreth 200 protestues largohen me dhunë nga stacioni policor Qendra, turma ecën në drejtim të sheshit

Policia ka larguar turmen nga stacioni i policisë, ndërkohë turma për momentin është në rrugën që të shpie nga Kino ABC.

Turma, me diku 200 protestues, po drejtohet nga sheshi kryesor i qytetit.

Glauk Konjufca, i cili ishte me Albin Kurtin në momentin kur Policia e Kosovës i ka ndalur dhe e ka arrestuar Kurtin, tha para gazetarëve se PK nuk ju ka prezantuar asnjë fletëarrest.

“Vetëm e kanë lidhur Albinin, ky akt ma shumë është kidnapim se arrestim. Dhe po kjo mund të ketë lidhje me veprimet tona në Kuvend”, ka thënë Konjufca.

Ndërkohë edhe më tej janë duke u gjuajtur gurë dhe mjete të tjera ndaj policisë.

Nga tereni gazetarët tanë raportojnë se nga asnjëra palë gazetarët nuk janë duke u kursyer cka po e vështirëson punën e gazetarëve dhe kameramanëve nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.