Lajmet e fundit

Rreth 500 veta në muaj e braktisin Kosovën

Prej janarit deri në tetor në Gjermani aplikuan për azil rreth 32 mijë kosovarë, raporton KTV.

Mirëpo migrimi i tyre në vendet perëndimore ka rënë dukshëm në krahasim me fundin e vitit 2014 dhe fillimin e vitit 2015.

Aktualisht janë vetëm rreth 500 veta që brenda një muaji braktisin Kosovën. Këto të dhëna u bënë publike në tryezën “Punësimi dhe Migrimi”, nga ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets.

Ajo tha se problemi qëndron në atë se çdo vit 30 mijë kosovarë hyjnë në tregun e punës si të rinj dhe nuk ka mundësi të mjaftueshme për t’i punësuar të gjithë.

Ndërsa, ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se punësimi, arsimi, migrimi dhe riintegrimi janë çështje jetike për Kosovën, sidomos kur merret parasysh numri i lartë i atyre që aktualisht janë të papunë në Kosovë.

Në këtë tryezë u tha se numri i të papunëve të regjistruar deri në fund të nëntorit 2015 ka qenë diku rreth 114 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.