Lajmet e fundit

Rrethi jem, ma i mirë se i yti

Ardita M. Osmanaj 

Në fund fare nuk po mbetet ironia pse u bë skeç nga stupcat me (keq)përdorimin e emblemes së UÇK-së ose me gjithëpërfshirje në negativizëm e tradhëti të ish ushtarëve. Por ajo që po bëhet më brengosëse është vetë reagimi vulgar dhe rajon-ndarës i këtij grusht populli.
A mos duhet të ndihem keq se jam me prejardhje drenicake e me daj nga Dukagjini?
A mos duhet të ndihem keq se kam gjysh, kushërinj e të tjerë të afërm të masakruar në luftë? Ose ndoshta duhet të më vijë turp që kam tjerë familjarë që ishin pjesë e luftës të cilët nuk vdiqën bashkë me “shtapiqin” por mbetën gjallë e u desh që të përgjërohen që të pranohet lufta e tyre?
Shqiptari sot sikur 15 vite më parë e ka të ngulitur në kokë që: “ti je prej këtij/atij vendi e ska më të keq se ti”…
Sot të tillë që ndoshta nuk e patën fatkeqësinë të përballojnë as luftë as dëbime e as vite tjera të pasluftës në ankth për gjetjen e familjarëve të zhdukur, hapin qorapet e tyre me fjalë kundërmuese ndaj një grupi të caktuar veç pse munden.
Jo të gjithë ushtarët janë “smok” dhe “chips” dhe jo të gjithë ata që janë gjallë sot janë hajdut e kriminel. Tradhëtarët është e vërtetë që ekzistojnë në çdo luftë, patjetër do të ketë pasur edhe në luftën e Kosovës, tradhëtar që të gjithë i kemi njohur e besa disa nga ta vdiqen “aksidentalisht” që në muajt/vitet e para të pasluftës mu për këtë arsye (ani pse në media shihni filma tjerë).
E di shumica do ta përmendin Zajednicën etj… aman dreqi nuk ka filluar punë tek tani por ka planifikuar që moti, prandaj për të ndrequr punën e Zajednicës duhet të kthehemi që në ndërhyrjen e NATOs, pakon e Ahtisarit e të vijmë tek fundi. Jemi të zhytur deri në fyt, por fajin nuk ta ka as ish ushtari i UÇK-SË, as drenicaku, as llapjani, as gjakovari, as dreqi e i biri.
Fajin e kemi vetë që jemi popull nënqmues ndaj njëri-tjetrit, që jemi injorant ndaj gjërave madhështore, që jemi lëpirës ndaj atyre që kemi interes dhe më kryesorja që jemi shumë shkurt pamës “hajt se mirë është njëherë për njëherë”.
E besa edhe një të metë tjetër e kemi, jemi tufë e keqe. Nuk shohim ku shkojmë e çka bëjmë thjeshtë veprojmë si tufë. Tufa shau dikë, hajt po shaj edhe unë.
Edhe mos të harroj, meqenëse si tufë jemi mllefosur këto dy ditë në hajdutët e kriminelët pse nuk po shkojmë t’i largojmë? apo ndoshta veç nga facebook më lehtë po flasim? Njëjtë ishte edhe në luftë, që disa ingje si rasti i këtij “chipsit” me çaj në dorë na vinin musafirë e na kritikonin pse po strehojmë familje të ikura nga zonat e luftës sepse po i prishnim rahatinë.
Eh kah fryen era…!

Pa dashur të bëhem analiste fejsbukiste, është thjeshtë një mendim personal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.