Lajmet e fundit

Rreziku nga ISIS, ngrihet niveli i sigurisë në SHBA (Foto + Video)

Sheshi ‘Time Square’ në Manhattan të New York-ut, ku mijëra qytetarë nga e gjithë bota gërshetohen me njëri tjetrin çdo ditë, dy ditët e fundit ka marrë një pamje më ndryshe.

Gjithandej nëpër sheshin më të famshëm të qytetit që kurrë nuk fle, policia e New York-ut, NYPD, po ruan qytetarët dhe vizitorët e panumërt, transmeton gazetarja e Zërit, nga New York-u.

Ngritja e nivelit të sigurisë të SHBA-së, vjen menjëherë pas sulmit të së premtës në Paris, nga terroristët e Shtetit Islamik ISIS, ku gjeten vdekjen rreth 150 civilë.

Image

Patrollimet e policisë janë shtuar në Washington, New York, Chikago, Boston e qytete tjera të mëdha.

Në New York, përpos në ‘Time Square’, forca të shtuara policisë, janë parë edhe afër pikave franceze në vend, por edhe misioneve të tjera të huaja.

Ajo që bie në sy, është paraqitja e policisë së New York-ut, që me prezencën e saj po mundohet të mos krijoj panik tek qytetarët.

Në një video të lëshuar nga NYPD në faqen e tyre zyrtare, qytetarëve u thuhet: “Hey New Yorkers, enjoy your Saturday Night. We got your back”. ItsWhatWeDo (Shijojeni mbrëmjen e të shtunës, ne jemi këtu për t’ju mbrojtur. #Kjoështëpunajonë.

Image

Ndërsa qëndrojnë të armatosur para qytetarëve, ata nuk e kanë bezdi kur vizitorët u afrohen e ju shtrojnë pyetje të ndryshme.

Nuk nervozohen as atëherë kur kalimtarët afrohen dhe kërkojnë të fotografohen përkrah tyre.

Ndonëse nuk ka informatë zyrtare nëse New York-u apo qytetet tjera të mëdha janë të rrezikuara nga sulmet e mundshme nga ISIS, kjo e fundit përmes rrjeteve sociale ka kërcënuar me sulme të reja ndaj perëndimit.

Image

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ndërkaq është betuar se ‘do të shkatërroj ISIS-in’, ndërsa ka shtuar se ‘nuk ishte sulm vetëm kundër Francës, por një sulm kundër gjithë njerëzimit’.

Ndryshe, Franca, pas sulmit që ndodhi në Paris të premten, ka intensifikuar sulmet ajrore kundër bazave më të mëdha të ISIS-it në Raqqa të Sirisë. ISIS-it në Siri. /New York/Zëri

Leave a Reply

Your email address will not be published.