Një shtyllë elektrike në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë është goditur nga një kamion transportues rëre dhe u bënë tre javë që ka mbetur në gjendje jo stabile.
Si pasojë e këtij dëmtimi dhe tensionit të lartë të rrymës nga ky defekt, banorët thonë se u shkaktua edhe një zjarr që dogji një pjesë të tokës.
Sipas zëdhënësit të KEDS-it Viktor Buzhala, ka filluar projekti për zëvendësimin e të gjitha shtyllave të vjetra me ato të betonit, dhe projekti në fjalë pritet të përfundojë javëve në vijim.