Lajmet e fundit

Rreziku për Kosovën i ‘Bondsteel-it’ rus në Preshevë! (Foto & Video)

Ardhja e Rusisë në Ballkan përmes sistemit të raketave ka tronditur rajonin dhe veçanërisht Kosovën. Reagimet vijnë pas publikimit të lajmit, nga mediat ruse, për marrëveshjen e Beogradit me Moskën lidhur me vendosjen e një “Bondstilli” në qytetin e Preshevës, shumë afër kufirit me Kosovën.

Sistemet e fuqishme të raketave ruse, “BUK dhe S-400 Triumf” është raportuar se do të instalohen pranë Luginës ku disa kilometra më larg, në rajonin e Ferizajt gjendet baza më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo e “Bondsteel”-it.

Politikanët shqiptar në Preshevë nuk kanë mohuar zërat për një veprim të tillë të Rusisë dhe Serbisë, por që ende nuk kanë informacione zyrtare. Ndërsa analistët e çështjeve të sigurisë thonë se, kjo çështje përbënë një rrezik të lartë për sigurinë dhe i “ndihmon” prishjes së stabilitetit në rajon.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Jonuz Musliu, në një prononcim të shkurtër për “Zeri.info” ka thënë se është në dijeni për raportimin e vendosjes e sistemit të reaktorëve, por që ende nuk ka qëndrim zyrtar përkitazi me rastin.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Florian Çehaja ka potencuar se pranimi i tillë i një sistemi të raketave në Preshevë do të dëmtojë rëndë stabilitetin. Sipas tij, shteti serb është duke luajtur lojë të dyfishtë në relacionin mes BE-në dhe Rusisë.

“Ende nuk dihet se a është formalizuar kjo qendër megjithatë pranimi i një qendre të tillë përbën rrezik të lartë për sigurinë rajonale dhe është në shpërputhje me përpjekjet e përgjithshme për vendosjen e stabilitetit ne rajon. Konsideroj që Serbia është duke vazhduar lojën e dyfishtë me bashkëpunim paralel me BE-në dhe me Rusinë. Sigurisht se qëllimi saj final është BE mirëpo në mënyrë që të fus në lëvizje BE-në ajo përdorë kartën “e bashkëpunimit strategjik me Rusinë”. Kjo sigurisht se përbënë një rrezik të lartë për BE-ne duke i pasur parasysh ambiciet destabilizuese ruse jo vetëm në Ballkan mirëpo edhe në rajonet tjera”, ka thënë ai për “zeri.info”.

Image(FOTO: S-400 Triumf)

Çehaja, më tej, ka folur edhe për bazën e Rusisë në Nish, për të cilën ka thënë se qëllim ka rritjen e ndikimit të Moskës në Rajon.

“Tendencat e konfirmuara për funksionalizimin e bazës operacionale në Nish, bazë kjo e cila, edhe pse i referohet emergjencave civile, ka për qëllim stacionimin e forcave ruse dhe rritjen e ndikimit rus në Serbi. Ende nuk dihet se a është formalizuar kjo qendër megjithatë pranimi i një qendre të tille përbën rrezik të lartë për sigurinë rajonale dhe është në shpërputhje me përpjekjet e përgjithshme për vendosjen e stabilitetit ne rajon. Përbën rrezik të larte për sigurinë rajonale dhe është në shpërputhje me përpjekjet e përgjithshme për vendosjen e stabilitetit në rajon”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, eksperti tjetër i çështjeve të sigrusië, Avni Islami ka potencuar se sistemimi i raketave ruse në Preshevë do të duhet të jetë alarm për NATO-n dhe nga vendeve anëtare të saj. Sipas tij, Rusia është duke rrezikuar seriozisht paqen dhe sigurinë globale.

“Lufta në Ukrainë, dërgimi i forcave Ruse në Siri si dje pjesëmarrja aktive ne bombardime janë element të majftueshme se bota po trazohet nga një fillim i mundshëm i luftës së tretë. Ngjarjet në Kumanovë, e tash vendosja sistemeve raketore në Preshevë do jete rrezik potenciale jo vetëm për shqiptarët por dhe për Ballakanin dhe për vet Evropën”, ka thënë ai.

Image

Ndryshe, ekspertët e njohur në Serbi i kanë bërë thirrje Vuçiqit të heq dorë nga politika e dyfytyrësisë me Perëndimin, pasi kështu mund të tensionojë marrëdhëniet në rajon.

Profesori i Shkencave Politike, Ivo Viskoviq, ish-diplomat, e shikon marrëveshjen e fundit me Moskën si një “lojë me zjarrin”, që do të ndikojë në marrëdhëniet me fqinjët, e se ajo minon politikën e nisur për pajtimin mes fqinjëve ballkanikë. Kjo politikë e promovuar nga Vuçiq merr fund në momentin e instalimit të mbrojtjes së raketave ruse, që do të sjellë edhe ndërhyrjen e NATO-s. /Zeri/

Leave a Reply

Your email address will not be published.