Lajmet e fundit

Rrëzohet helikopteri në Zelanden e Re: Shtatë të vdekur

Shtatë persona kanë humbur jetën pas aksidentimit të helikopterit në të cilin udhëtonin në Zelandën e re. Përveç pilotit jetën humbën edhe gjashtë turistë, dy australianë dhe katër britanikë, njofton Daily Mail, përcjell Bota sot.

Një ekip shpëtimi ka konfirmuar se nuk ka të mbijetuar dhe se do të duhet disa ditë për të gjetur trupat e viktimave, për shkak të terrenin shkëmbor dhe të rëshqitshëm. Qarkullon edhe një fotografi dramatike ku tregon mbetjet e helikopterit të shkatërruar i cili është përplasur nga koha e keqe, duke marrë jetën e të shtatë personave në bord.

Kushtet e këqija dhe mungesa e errësimi i terrenit pengojnë ekipet e emergjencës për të gjetur trupat e viktimave. Helikopteri ka qenë i kompanisë turistike Alpine Adventures nga jugu i Westland.

Leave a Reply

Your email address will not be published.