Lajmet e fundit

Rrëzohet një punëtor nga kati i pestë në Mitrovicë

Një punëtor rreth 54 vjeçar që ishte duke punuar në një objekt në ndërtim në Mitrovicë, është rrëzuar nga kati i pestë me ç’rast ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë afër stacionit të autobusëve.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, por nuk ka dhënë detaje shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.