Lajmet e fundit

RrGGK kërkon dënimin e zyrtarit të Istogut që ngacmoi seksualisht një të mitur

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka reaguar në lidhje me lajmin për ngacmimin seksual të një të mitura nga një zyrtar komunal i Istogut.

Përmes një komunikate për media, RRGGK ka thënë se ky rast është skandaloz dhe ka dënuar rëndë qëndrimin e kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, i cili nuk ka dashur që këtë rast ta cilësoj si skandaloz.

“Dje, sipas burimeve të medaive, u bë i njohur lajmi se një e mitur në Istog është ngacmuar seksualisht në komunë nga një zyrtar i kësaj komune, përderisa po aplikonte për bursë. Pasi që e dëmtuara e ka paraqitur rastin në Policinë e Republikës së Kosovës, thuhet se personit që e ka ngacmuar atë seksualisht, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 24 orëve. Ndërsa, Kryetari i Komunës së Istogut, z. Haki Rugova nuk ka dashur që rasti të cilësohet si skandaloz duke thënë se problemi në fjalë mund të zgjidhet”, thuhet në reagimin e RRGGK-së.

RrGGK thekson se ky është një rast skandaloz dhe dënon rëndë qëndrimin e kryetarit Haki Rugova, pasi mbi të gjitha ky rast është edhe shkelje e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, Neni 4, artikulli 1.3 “Ngacmimi konsiderohet diskriminim, kur një sjellje e padëshirueshme (që përfshin por, nuk kufizohet në sjellje të natyrës së padëshirueshme seksuale dhe/apo psikologjike, që ka për qëllim apo pasojë shkeljen e dinjitetit të personit dhe krijimin e ambientit frikësues,armiqësor, degradues, nënçmues apo fyes) mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji” dhe “Kodin Penal”.

Andaj, RrGGK kërkon që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masat e duhura dhe kryesit të kësaj vepre t’i shqiptohet dënimi i merituar

Leave a Reply

Your email address will not be published.