Lajmet e fundit

Rritën remitencat për vitin 2015 (Video)

Remitencat për vitin 2015 në Kosovë, del të jenë më të larta se ato të dy viteve më parë.

Sipas një raporti nga Banka Botërore, të cilën para disa ditësh e kishte prezantuar Ellen Goldstein, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, hyrja e remitencave në Kosovë këtë vit ka arritur në 13.5 përqind të Bruto Produktit të Brendshëm, në krahasim me vitin 2012 që ishte 12.7 për qind dhe vitin 2013 që ishte 11.7 përqind.

Ndërsa rritja e pagave nga 3 deri në 22 përqind nga Ministria e Financave për sektorin publik, së bashku me remitencat nuk po konsiderohet si faktor pozitiv për ekonominë e Kosovës.

Kjo pasi sipas raportit të dalë nga Banka Botërore, remitencat dhe ngritja e pagave në sektorin publik, kryesojnë drejt rënies së konkurrueshmërisë.

Ligjëruesi i lëndëve ekonomike Alban Zogaj, thotë se rritja e remitencave dhe rritja e pagave publike, ka ulur konkurrencën në tregun e punës në sektorin privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.