Lajmet e fundit

Rritet numri i viktimave në Paris

Zyrtarët e spitaleve franceze lajmërojnë se bilanci i të vdekurve ka shkuar në 132, ndërsa shumë të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike për jetën.
Spitalet e Asistencës Publike në Paris deklaruan dje se 80 të plagosur ishin në rrezik për jetën. 24 orë pas sulmit, 3 prej tyre kanë ndërruar jetë, 35 kanë në dalë nga reparti i reanimacionit, ndërsa 42 të tjerë mbeten nën kujdesin intensiv të mjekëve për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Në total, spitali i Parisit ka pranuar mbrëmjen e së premtes 415 persona, nga të cilët 218 janë larguar nga ambientet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.