Dukurit negative, çdo ditë e më shumë po rriten tek adoleshentët e vendit tonë. Shumë prej tyre që vijojnë mësimet në shkollën fillore, por edhe të mesme kanë filluar pirjen e duhanit,përdorimin e alkoolit, rrahjet në mes vete por ka edhe nga ata që bartin armë në shkollë.
Rritja e këtyre dukurive shtonë edhe më shumë nevojën e prezencës së psikologëve në shkollat e Kosovës, mirëpo tash e sa kohë kjo nevojë e domosdoshme nuk po plotësohet.
Institucionet përgjegjëse për këtë thonë se prania e psikologëve në shkolla është e domosdoshme. Në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, thonë që një shërbim profesional, i cili nënkuptonpsikologë e pedagogë, duhet të jetë nëpër shkolla.
Këshilltari i politik i ministrit të arsimit, Azem Guri për KosovaPress tha se MASHT, në saje të avancimit të cilësisë së arsimit, si një mekanizëm për instalimin e pedagogëve dhe psikologëve nëpër shkolla, ka siguruar një numër të caktuar të këtij shërbimi për shkollat në Kosovë.
Edhe drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, thotë që nevoja epsikologëve nëpër shkolla është më se e nevojshme.
Nagavci ka thënë për KosovaPress se janë bërë disa përpjekje që të ketë psikologë nëpër shkolla, prezenca e tyre nuk ka arritur në të gjitha shkollat, duke bërë kështu që ende edhe shumë nga shkollat në Kosovë të kenë mungesë të psikologëve.
Se prezenca e psikologëve nëpër shkolla është e domosdoshme e thotë edhe psikologu, njëherit kryetari i Asociacionit të Psikologëve në Kosovë, Naim Telaku.
Telaku për KosovaPress ka thënë se nevoja e psikologëve përveç që është e rëndësishme te të gjitha shtresat shoqërore, më se e nevojshme është edhe tek fëmijët, për shkak të vështirësive që marrin në forma të ndryshmet situatave, si dhe ballafaqimin me vështirësi të ndryshme.
Telaku është shprehur është alarmante se si shumë të rinj në moshë të re kanë filluar përdorimin e alkoolit e të duhanit.
Ai thotë se këto dukuri janë një lloj thirrje që të bëhet më shumë që çdo shkollë në Kosovë të ketë një psikologë shkollor.
Sipas psikologut Telaku, kjo mungesë e psikologëve nëpër gjitha shkollat e Kosovës, është problem që ka qenë e vështirë të zgjidhet edhe prej institucioneve përkatëse, për shkak se vetë studimet në fushën e psikologjisë, e sidomos ato në psikologjinë shkollore, relativisht të reja në shkollë.
MASHT ka siguruar rreth 160 psikologë në nivel të Kosovës, ku në vitin e ardhshëm do të startohet edhe me një numër të caktuar të këtij shërbimi profesional.
Nuk është veçuar se a do të jenë pedagogë, psikologë, pasi që për këtë do të vendosin vetë komunat.
Po përsëritim një video që është bërë gjatë një rrahje në mes profesorit dhe nxnënësit.
https://www.youtube.com/watch?v=6hQGCh7HZU4