Polica ka vënë në shënjestër 17 persona në disa vende europianë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me rrjetin xhihadist ‘Krekar’.
Në mesin e të arrestuarve janë gjashtë të dyshuar në Itali, katër në Britani dhe tre në Norvegji, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.
Sipas policisë, disa nga të dyshuarit mund të kenë udhëtuar drejt Sirisë apo Irakut.
Agjensia e lajmeve italiane Ansa tha se të dyshuarit janë akuzuar për terrorizëm.
Dyshohet se rrjeti po punonte për kreun e tyre, Mulla Krekar, i cili tashmë gjendet në paraburgim në Novergji, transmeton Gazeta Blic.
Dy të dushuar të tjerë janë arrestuar në Novergji. Të tretë janë të dyshuar për komplotimin e sulmeve në Novergji dhe në vendet tjera europiane, raporton policia italiane. Ata tanimë po përballen me ekstradimin në Itali.
Krekar, emri i vërtetë Najm Faraj Ahmad, ka kryer disa dënime me burg në vitet e fundit, duke përfshirë edhe denimin për kremtën e vrasjen e stafit në gazetën franceze Charlie Hedbo.
Operacioni anti-terrorizëm ka përfshirë hetimet në Mbretërinë e Bashkuar, Norvegji, Finlandë, Gjermani dhe Zvicër.
Urdhër arrestimet janë lëshuar për 17 persona, ndërsa 13 nga ta janë arrestuar.
Mullah Krekar, në vitin 1991 ka shkuar në Novergji si refugjatë. Që nga viti 2003 autoritet norvegjeze janë përpjekur për deportimin e tij, duke e cilësuar atë për siguri kombëtare.
Megjithatë, sipas ligjit norvezgjez, ai nuk mund të deportohet në Irak, pasi atje mund të përballet me denimin me vdekje.
Sipas agjensisë së lajmeve Ansa, gjashtëmbëdhjetë të kërkuarit tjerë janë ose kurd, ose kosovarë.