Pagesa prej 5 eurosh në çdo kalim për automjetet në Rrugën e Kombit do të jetë me kategorizim, pasi nuk do e paguajnë të gjithë këtë tarifë.
Kategorizim veçanërisht do të ketë popullsia vendëse, pikërisht ajo e Kukësit, Hasit, por edhe e Tropojës, që e kanë këtë rrugë jetike për të realizuar aktivitetin normal jetësor e ekonomik. Kështu që banorët e këtyre zonave nuk do të jenë targeti i vendosjes së kësaj tarife.
Këtë fakt e ka bërë të ditur ministri i Transporteve e Infrastrukturës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, në prag të shpalljes së kompanisë që do të marrë me koncesion autostradën Milot-Kukës-Morinë. Ndërkohë të gjitha kategoritë e tjera të targave dhe mjeteve që do të kalojnë në të do të jenë objekt i pagesës së tarifës 5 euro për kalim.